Privatësia
Kontakt: support@riblej.shop
Të dhënat e llogarisë
Përdorim emrin dhe emailin për llogarinë. Fjalëkalimi ruhet si hash, jo si tekst i lexueshëm. Telefoni është opsional. Ruajmë preferuarat, porositë dhe kërkesat e qirasë për të ofruar këto shërbime. Emailin e konfirmojmë me një kod me 6 shifra që ta dërgojmë ne; ruajmë vetëm një gjurmë të koduar (hash) të kodit, për 30 minuta. Nëse hyn me Google, Google na jep emrin, emailin dhe konfirmimin që emaili është i verifikuar; nuk marrim fjalëkalimin tënd të Google.
Siguria dhe shërbimet teknike
Sesione, kufizime kërkesash dhe regjistra administrativë përdoren për të mbrojtur llogaritë dhe për të gjurmuar veprimet e administrimit. Hosting-u, ruajtja e fotografive dhe dërgimi i emailit ose SMS mund të përfshijnë ofrues teknikë. Për provën falas të shitësve verifikojmë numrin e telefonit me një kod SMS dhe ruajmë një gjurmë të koduar (hash) të emailit dhe të telefonit, që prova të mos jepet dy herë. Riblej nuk kërkon të dhëna karte: pagesat online të abonimeve nuk janë aktive.
Të drejtat e tua
Mund të kërkosh informacion dhe akses në të dhënat e tua, korrigjim dhe, kur plotësohen kushtet ligjore, fshirje, kufizim ose transferim të të dhënave. Mund të kundërshtosh përpunimin në rastet që parashikon ligji. Për ankesat lidhur me mbrojtjen e të dhënave mund t’i drejtohesh Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Porositë dhe shitësit
Detajet e porosisë, kontakti dhe adresa e dërgesës janë të nevojshme për përmbushjen e porosisë nga shitësi. Të dhënat e porosisë nuk publikohen në katalog. Shitësi i merr vetëm për porosinë e tij dhe përgjigjet vetë për mënyrën si i përdor; kur i shkruan në WhatsApp ose Viber, biseda bëhet jashtë Riblej, sipas rregullave të atyre aplikacioneve.
Statistikat e vizitave
Numërojmë faqet që hapen në Riblej, që të dimë çka shikohet më shumë dhe në cilat orë. Nuk përdorim cookies për këtë dhe nuk ruajmë adresën IP: çdo vizitë shënohet me një kod që ndryshon çdo ditë, prandaj nuk mund të ndiqesh nga një ditë në tjetrën. Ruajmë faqen, kërkimin, nga erdhe (p.sh. Instagram) dhe llojin e pajisjes; kur je i kyçur, edhe llogarinë. Këto të dhëna i sheh vetëm ekipi i Riblej dhe fshihen pas 400 ditësh.
Ruajtja në shfletues
Cookies me akses vetëm nga serveri mbajnë sesionin e hyrjes dhe aksesin te porositë si vizitor. Shporta ruhet në pajisjen tënde. Me «Më mbaj të kyçur» sesioni zgjat deri në 30 ditë, pa të mbaron kur mbyll shfletuesin; aksesi i vizitorit në porosi zgjat 30 ditë.
Reklamat
Vetëm nëse i pranon cookies për reklama, Meta (Facebook, Instagram) dhe Pinterest marrin faqet që sheh dhe produktet që hap, shton në shportë ose porosit (kodi i produktit dhe çmimi), që reklamat tona t’u shfaqen njerëzve të duhur. Emri, emaili, telefoni dhe adresa jote nuk u dërgohen. Produktet në shitje (foto, titull, çmim, masë) ndahen me këto rrjete si katalog, njësoj si shfaqen publikisht në Riblej.
Kërkesa për të dhënat
Për pyetje ose kërkesa lidhur me të dhënat e tua, na shkruaj përmes Kontaktit. Mos dërgo fjalëkalime ose të dhëna pagese në mesazh.

