Kalo te përmbajtja
Riblej

Cookies dhe ruajtja lokale

Kontakt: support@riblej.shop

Riblej përdor cookies të domosdoshme për hyrjen, shportën dhe porositë. Cookies për reklama (Meta dhe Pinterest) vendosen vetëm nëse i pranon te shiriti që del në faqe; pa pëlqimin tënd nuk ngarkohen fare.

Të domosdoshme

  • Hyrja në llogari: me «Më mbaj të kyçur» deri në 30 ditë; pa të, mbaron kur mbyll shfletuesin (deri në 12 orë).
  • Paneli i administrimit: deri në 12 orë.
  • Porositë si vizitor: lejon hapjen e porosive në të njëjtin shfletues për deri në 30 ditë.
  • Blerës ose shitës: kujton si ke hyrë herën e fundit, për ikonën e profilit.
  • Hyrja me Google ose Face ID: një cookie e shkurtër (deri në 10 minuta) vetëm gjatë hyrjes.

Në pajisjen tënde

  • Shporta dhe të shikuarat së fundi ruhen në shfletues derisa t’i heqësh ose të pastrosh të dhënat e faqes.
  • Të preferuarat ruhen në llogari kur je i kyçur; pa llogari, në këtë shfletues.
  • Zgjedhja jote për reklamat (Pranoj ose Jo) ruhet që shiriti të mos dalë sërish.

Për reklama, vetëm me pëlqimin tënd

Nëse pranon, Meta (Facebook, Instagram) dhe Pinterest marrin faqet që sheh në Riblej dhe produktet që hap, shton në shportë ose porosit (kodi i produktit dhe çmimi), që reklamat tona t’u shfaqen njerëzve të duhur. Nuk u dërgojmë emrin, emailin, telefonin ose adresën tënde. Këto shërbime përdorin cookies të tyre, sipas politikave të Meta dhe Pinterest.

Si i kontrollon

Për ta ndryshuar zgjedhjen për reklamat, fshi të dhënat e riblej.shop nga cilësimet e shfletuesit dhe shiriti del përsëri. Fshirja mund të të nxjerrë nga llogaria dhe të zbrazë shportën; porositë dhe llogaria mbeten në server.

Lexo politikën e privatësisë